Një zyrtar i lartë i presidencës franceze, ka deklaruar se është thelbësore që të Libani të mbrohet nga ndikimet negative “të të huajve” dhe se vendi ka nevojë për një “shtet të fortë”.
Sipas presidencës franceze, Franca synon të shoh Libanin “të rifitojë stabilitetin e saj”, transmeton portali arbresh.info
Zyrtari i lartë në presidencën franceze nuk ka dhënë detaje për “të huajt” që kanë ndërhyrë në çështjet e brendshme të Libanit, por ka shtuar se Libani duhet të mbrohet nga “rreziqet që mund të shkaktojnë krizë rajonale”.
Zyrtari, i cili foli në kushte anonimiteti në përputhje me politikën presidenciale franceze, i ka dhënë këto komente pas takimit mes Presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kryeministrit libanes Saad Hariri./arbresh.info/
Raheem Sterling gati për debutim me Feyenoord
Parashikimi i motit për nesër
Tirana në tym: Përplasje mes qytetarëve dhe policisë gjatë p...
Alaudin Hamiti reagon për sulmin fizik ndaj tij
Qeveria britanike shqyrton heqjen e vëllait të Charles III n...
Edi Rama reagon pas protestës së PD-së në Tiranë