Ndalimi 48-orësh i Francës për transportuesit e mallrave nga Britania ishte “befasues”, ka thënë sekretari i Transportit në Mbretërinë e Bashkuar, midis kaosit të shkaktuar në portet britanike.
Mirëpo vendimi s’ka të bëjë vetë me mallrat, kjo pasi që natën e kaluar u mor vendimi, që edhe transporti i udhëtarve nga Britania e Madhe drejt Francës do të ndalohet.
Megjithëse Grant Shappsi tha përçarja nuk ishte një “problem specifik” në lidhje me mungesat e ushqimit dhe ilaçeve në afat të shkurtër, qëllimi i Qeverisë ishte që “ta zgjidhin këtë sa më shpejt të jetë e mundur”.
“Menjëherë pasi francezët morën vendimin, ndoshta pak çuditërisht, se ata do të ndalonin transportuesit dhe jo vetëm udhëtarët, ne ishim në kontakt me Qeverinë atje”, tha Shappsi për Sky Neës të hënën në mëngjes, transmeton IndeksOnline
Ai ka deklaruar se diskutimet po vazhdojnë midis qeverive të Mbretërisë së Bashkuar dhe Francës dhe se aeroporti i Manstonit në Kent do të hapet të hënën si një park kamionësh.
Bllokoi hyrjen e stacionit policor me veturë dhe sulmoi poli...
Sërish protestë në Durrës, tubuesit tentojnë të futen në amb...
Trump paralajmëroi sulm ndaj Meksikës, reagon presidentja e ...
Zyrtarët amerikanë ‘zbarkojnë’ në Venezuelë për herë të parë...
Arrestohen dy persona për shitblerje të narkotikëve në Mitro...
Zjarri fatal në resortin në Zvicër/ Njërit prej pronarëve i ...