Gjatë intervenimit të forcave izraelite në protestat kundër Murit Ndarës dhe vendbanimeve ilegale hebreje në Bregun Perëndimor nën okupim janë arrestuar 5 palestinezë.
Palestinezët pas namazit të xhumasë në Ramallah organizuan protesta kundër vendbanimeve ilegale hebreje dhe Murit Ndarës.
Forcat izraelite kundër tyre përdorën gaz lotsjellës dhe plumba gome ndërsa palestinezët u kundërpërgjigjën me hedhje gurësh.
Dëshmitarët okularë theksuan se në trazirat deri tek cilat erdhi në Deir Jerir u arrestuan 5 palestinezë. Krahas kësaj, shumë palestinezë kanë ndjerë pasojat e gazit lotsjellës.
Protestat vazhduan në Kafr Qaddum, Qalqilyi në veri të Bregut Perëndimor.
Në Bregun Perëndimor i cili që nga viti 1967 është nën okupimin izraelit, gjenden më shumë se 250 vendbanime ilegale hebreje. Në këto zona jetojnë rreth 500 mijë kolonë hebrenj, që në mënyrë shtesë vështirëson jetën e palestinezëve./AA/
Operacioni kundër narkotikëve në Komunën e Ferizajt, arresto...
Konjufca: Kosova dhe Shqipëria të bashkëpunojnë në nismat pë...
HRW: Sulmet e Izraelit ndaj depove të naftës në Iran mund të...
SHBA-ja propozon ushtarakun Eric Wendt si ambasador në Shqip...
Kuvendi mblidhet të premten, në rend dite dërgimi i FSK-së n...
“Kemi kërkuar letër nga Kurti”, Çitaku flet për zgjedhjen e ...