Filipine, Kisha kritikon ‘luftën kundër drogës’, Duterte u thotë ‘shikoni punët e juaja’

Filipino churchgoers pray in front of an altar after Rev. F. Carlos Ronquillo (not in photo), a Rector Superior of the National Shrine of Our Mother of Perpetual Help, talked about a pastoral letter from the Catholic Bishops' Conference of the Philippines (CBCP) about the drug war of President Rodrigo Duterte during a mass at the Redemptorist church in Paranaque city, metro Manila, Philippines February 5, 2017. REUTERS/Romeo Ranoco

20:21 | 5 Shkurt 2017
Trina Galanxhi

Qeveria filipinaze ka përqeshur pershkopët katolikë pasi ata kanë kritikuar vendimin e Presidentit për ‘luftën kundër drogës’, duke ju thënë atyre që ‘mos të përzihen’.

Anëtarët e Konferencës së Peshkopëve katolike në Filipine kanë dramatizuar fushatën e Presidentit Rodrigo Duterte, duke thënë se ‘qeveria duhet të përqendrohet duke kontribuar në mbretërinë e paqes dhe jo të vrasë njerëz të pafajshëm’, transmeton portali arbresh.info.

Kisha e ka dënuar gjakderdhjen që ka shkaktuar vuajtje dhe tha se vrasja e njerëzve nuk është mënyrë e duhur për të trajtuar drogat ilegale.

Ernesto Abella, ish-pastor, tha se lufta kundër drogave e ka bërë vendin më të sigurtë.

“Zyrtarët e kishës duhet të mbështesin ndryshimet në Filipine”, ka thënë ai.

Më shumë se 7600 njerëz janë vrarë që kur Duterte e ka marrë pushtetin, ndërsa më shumë se 2500 policië janë plagosur gjatë bastisjeve.

Grupet e të drejtave të njeriut besojnë se policia ka paguar edhe njerëz të thjeshtë që të kontribuojnë në luftën kundër drogave.

Megjithatë, qeveria dhe policia kanë mohuar të kenë paguar njerëz të rëndomte për të kryer vrasjet./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale