“Estonia e ka dëbuar në Rusi një spiun, i cili ka kryer krim këtu, kështu që biznesmeni estonian mund të kththet te njerëzit e tij të afërt, pasi ishte burgosur për një kohë të gjatë në Rusi”, ka thënë shefi i policisë së sigurisë shtetërore të Estonisë, Arnold Sinisalu.
Personi nga Estonia ishte arrestuar në aeroportin e Moskës në janar të vitit 2016, lidhur me akuza për spiunim, dhe në vitin 2017 ishte dënuar me 12 vjet burg.
Shtetasi rus, Artyom Zinchenko, ishte dënuar me pesë vjet burg nga një gjykatë në Talin të Estonisë, vitin e kaluar, për shkak të spiunimit për inteligjencën ushtarake ruse, GRU.
Kreshnik Ahmeti emërohet zëvendësministër i Punëve të Jashtm...
Sekuestrohet kokainë në një lokal në Kukës, arrestohet prona...
Milani merr vendim rreth të ardhmes së Luka Modricit
Sekuestrohen mbi 25 kg ari në Pejë, evidentohen shkelje të s...
Maqedonci diskuton bashkëpunimin ushtarak me Kroacinë dhe Sh...
BE mirëpret ratifikimin e Planit të Rritjes: 882 milionë eur...