Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan ka deklaruar se Turqia do të ‘shtypë kokat’ e luftëtarëve kurdë, nëse ata nuk tërhiqen nga zona e planifikuar e sigurisë në veri të Sirisë.
Turqia ra dakors që të enjtën të pezullojë ofensivën e saj për pesë ditë, në mënyrë që kurdët të tërhiqen nga zona, transmeton portali arbresh.info
Megjithatë, të shtunën të dy palët akuzuan njëra-tjetrën për shkeljen e armëpushimit.
Ankaraja i shikon forcat kurde si terroristë dhe dëshiron që të krijojë një ‘zonë të sigurtë’ brenda Sirisë.
Që nga fillimi i ofensivës turke në verilindje të Sirisë, rreth 300 mijë njerëz kanë braktisur shtëpitë.
Në një intervistë për televizionin e Kayseri, Presidenti Erdogan tha se nëse luftëtarët kurd nuk tërhiqen deri të marten në mbrëmje, sikurse është rënë dakord në armëpushim, ‘ne do të fillojmë të shtypim kokat e terroristëve kurdë’.
Erdogan pritet të zhvillojë bisedime me Presidentin e Rusisë, Vladimir Putin gjatë javës së ardhshme. /arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...