Presidenti turk, Recep Tayyip Erdoğan, nuk pranon dorëheqjen e ministrit të brendshëm.
Lajmin e ka bërë të ditur Ministria e Komunikimit në Turqi, përmes një deklerate me shkrim ku thuhet se
“Dorëheqja e Ministrit tonë të Brendshëm nuk është pranuar, ai do të vazhdojë detyrën e tij,” thuhet në deklaratë, raporton arbresh.info.
Ndryshe, Ministri turk i Punëve të Brendshme, Süleyman Soylu, orë më pare kishte njoftuar se është tërhiqur nga posti, duke cituar incidentet e fundit gjatë orës policore të kësaj fundjave në pjesën më të madhe të Turqisë, transmeton arbresh.info.
“Në një proces të kryer me kujdes dhe përpikëri, përgjegjësia për gjithë zbatimin e orës policore gjatë fundjavës për të frenuar pandeminë në çdo aspekt bie mbi mua”, shkroi Soylu në twitter. /arbresh.info/
Ylli i Man Cityt i vetëofrohet Barcelonës
Shoqata e Korrespodentëve: Të shtënat e mbrëmshme ishin një ...
Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...