Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, përkujtoi 26-vjetorin e gjenocidit të Srebrenicës, duke shprehur simpatinë e tij për viktimat.
Në një video-mesazh për ceremoninë përkujtimore ku po shënohet përvjetori i gjenocidit, Erdoğan tha se Turqia do të vazhdojë të qëndrojë me Bosnjë dhe Hercegovinën dhe boshnjakët.
“Në asnjë mënyrë, nuk do të lejojmë që kjo njollë e zezë e historisë së Evropës dhe njerëzimit (gjenocidi i Srebrenicës) të shtyhet në plan të dytë”, theksoi Erodğan.
“Plagët që Srebrenica hapi në zemrat tona janë ende duke derdhur gjak edhe pse kanë kaluar 26 vjet”, shtoi presidenti turk.
Më shumë se 8.000 muslimanë boshnjakë u vranë kur forcat serbe të Bosnjës sulmuan Srebrenicën në korrik 1995, megjithë praninë e trupave paqeruajtëse holandeze.
Këshilli i Sigurimit i OKB-së e kishte shpallur Srebrenicën “zonë të sigurt” në pranverën e vitit 1993. Megjithatë, trupat e drejtuara nga gjenerali Ratko Mlladiç pushtuan zonën e OKB-së. Ai më vonë u shpall fajtor për krime lufte, krime kundër njerëzimit dhe gjenocid.
Duke kujtuar dekretin e gjykatës për kriminelin e luftës, Erodğan tha se megjithëse dekreti nuk mund të lehtësojë vuajtjet e “tragjedisë në zemër të Evropës”, ai mund të ndihmojë në parandalimin e gjenocideve të tjera.
Ai nënvizoi rëndësinë e paqes në Bosnjë dhe Hercegovinë, ku jetojnë besime, kultura dhe etni të ndryshme, duke thënë se stabiliteti i saj është i nevojshëm për gjithë Evropën, veçanërisht Ballkanin.
Presidenti turk u bëri thirrje figurave politike të kundërshtojnë urrejtjen, dhunën dhe diskriminimin dhe të ribashkohen bazuar në vlerat e përbashkëta njerëzore.
“Është detyra jonë e përbashkët ta bëjmë paqen të përhershme në këto toka”, tha ai.
Erodğan gjithashtu shprehu ngushëllimet e tij për familjet e viktimave të gjenocidit dhe u lut për mëshirën e Allahut për të vrarët./AA/
Vuçiç: Serbia gati të financojë autostradën deri në Mitrovic...
Polonia ngre alarmin: NATO po shpërbëhet
Kurti, për masakrën e Studimes: Krimet e Serbisë nuk harrohe...
Osmani në vizitë në Ferizaj: Mirënjohëse për bujarinë dhe mi...
Kaula Haziri e artë në Kampionatin Mesdhetar të Boulingut në...
MC Kresha mysafir në emisionin e Rozana Radit, heshtje, dist...