Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan akuzoi të mërkurën fuqitë perëndimore se mbështesin ato që ai tha se ishin planet izraelite për të sulmuar Libanin dhe për të “përhapur luftë” në të gjithë rajonin.
“Izraeli po i drejtohet tani Libanit dhe ne shohim se fuqitë perëndimore në prapaskenë po i mbështesin ata”, u tha ai ligjvënësve nga partia e tij në pushtet AKP, shkruajnë mediat e huaja.
Sipas tij, “planet e kryeministri izraelit Benjamin Netanyahut për të përhapur luftën në rajon do të çojnë në një fatkeqësi të madhe”.
“Është… patetike që shtetet që flasin për lirinë, të drejtat e njeriut dhe drejtësinë janë robër të një personi të sëmurë mendor si Netanyahu”, citohet të ketë thënë më tej ai./abcnews.al
Qytetarët e Vlorës në revoltë për mungesën 72 orë të ujit, b...
Numërohen 99% e votave – VV e para me 49.39%
Trump pret Zelenskyn në rezidencën e tij : Takim i shkëlqyer...
Shikoni fotot e Jaguar XJ6 të vitit 1981
Lista Serbe: Kemi fituar të dhjetë ulëset e rezervuara për k...
Telefonat inteligjentë do të bëhen shumë më të shtrenjtë, ja...