Rreth 50 emigrantë kanë organizuar një protestë në Zagreb, duke pretenduar se ata janë sulmuar nga të panjohurit, raporton televizioni shtetëror HRT.
Protestuesit u mblodhën para një qendre azilkërkuesish, ku edhe janë strehuar, duke mbajtur parulla në të cilat thuhej se, “Refugjatët nuk janë kriminelë” dhe “Ne kemi ardhur për paqe”, transmeton arbresh.info
Emigrantët kanë pohuar se disa nga ta janë sulmuar në fundjave dhe kanë akuzuar policinë se ka dështuar t’ju përgjigjet incidenteve.
Sipas policisë së Zagrebit, janë raportuar dy incidente të shtunën, që përfshin një total prej pesë emigrantëve dhe se policia tani janë në kërkim të sulmuesit. Megjithatë, natyra e sulmeve nuk është zbuluar.
Një nga emigrantët, kombësitë e të cilëve nuk u zbuluan, u dërgua në një spital, ndërsa katër të tjerë nuk kanë panuar ndihmë mjeksore.
Kroacia vazhdon të përballet me një numër refugjatësh të cilët pas tentonin që përmes Kroacisë të kalonin në vendet e pasura të BE-së.
Kroacia, anëtare e Bashkimit Evropian, ka thënë se mund të strehojë rreth 600 emigrantët në qendrat e saj të pritjes./Arbresh.info
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...