Ekipet e shpëtimit rifilluan kërkimet të premten për të mbijetuar të mundshëm nën rrënojat e një ndërtese që u shemb si pasojë e një shpërthimi vdekjeprurës muajin e kaluar në portin e Bejrutit.
Operacionet e kërkimit rifilluan të enjten pasdite, pasi ekipet kiliane të kërkimit që kanë shkuar për të ndihmuar morën disa sinjale ndërsa kalonin në një nga lagjet e qytetit. Kërkimet u ndërprenë pas perëndimit të diellit, por një grup protestuesish mbërritën në vendin e ngjarjes dhe filluan të kërkonin vetë, duke pretenduar se ishte ushtria libaneze që i kishte kërkuar ekipit kilian të ndalonte punën.
Një orë pas mesnate punonjësit e Mbrojtjes Civile të Libanit mbërritën në vendngjarje dhe rifilluan punën. Në një deklaratë të ushtrisë lëshuar të premten u tha se ekipi kilian i ndërpreu kërkimet nga frika se një pjesë e një muri mund të binte mbi punëtorët e kërkim-shpëtimit. Shpërthimi masiv në portin e Bejrutit shkaktoi dhjetëra të vrarë e mijëra të plagosur duke traumatizuar vendin që po përballet gjithashtu me një krizë financiare.
Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka paralajmëruar se pas shpërthimit të 2.750 tonëve nitrat-amoni janë shkarkuar shumë mbetje toksike, potencialisht të rrezikshme për shëndetin dhe mjedisin.
Katër të vrarë në sulmet izraelite në Libanin jugor
“Je pa karrierë”, Ermiona flet për Sonin pas daljes nga Ferm...
“Mjaft me izolim!” – Protestohet në Çakorr për hapjen e kufi...
Rritet sërish çmimi i naftës në Shqipëri
Osmani kalon fundjavën në Mitrovicë: Plot dashni me fëmijët ...
Ukraina godet për herë të parë qytetet në afërsi të Uralit