Rreth 500 njerëz janë arrestuar në Egjipt, pasi vendi është kapluar nga protesta masive antiqeveritare, të cilat kundërshtojnë korrupsionin.
Demonstratat u raportuan në Kajro, Aleksandri dhe disa qytete të tjera, transmeton portali arbresh.info
Autoritetet ende nuk kanë lëshuar një numër zyrtar të të arrestuarve, ndërsa shifrat janë dhënë nga organizatat për të Drejtat e Njeriut.
Nën Presidentin Abdel Fattah al-Sisi protestat në Egjipt kanë qenë shumë të rralla.
Mbledhjet publike të më shumë se 10 personave pa miratimin e qeverisë janë ndaluar që nga viti 2013, kur Sisi drejtoi rrëzimin ushtarak të liderit të parë të zgjedhur në mënyrë demokratike në Egjipt, Mohammed Morsi.
Të paktën 60 mijë njerëz, shumica anëtarë të Vëllazërisë Myslimane, janë ndaluar në gjashtë vitet e fundit, qindra janë dënuar me vdekje nga gjykata dhe qindra të tjerë raportohen të zhdukur./arbresh.info/
Rregulla të reja në Ulqin: Gjoba deri në 500 euro për ata që...
“Përse u ndave me babin”, pyetja e sikletshme që...
E ofendoi publikisht, Fabjola për Arbanën: Ajo nuk duhet të ...
Kurti: Do të investojmë 30 milionë euro në parqe industriale
Hamza: Qytetarët kanë nevojë për zgjidhje serioze, jo për pë...
Evakuim masiv në Pforzheim: Rreth 30 mijë banorë largohen pa...