Gjykata Supreme Kushtetuese e Egjiptit ka marrë një vendim të shtunën me të cilin një pjesë nga ligji anti-protesta shpallet antikushtetues, raporton anadolu Agency (AA).
Është shpallur jokushtetues neni 10 nga ligji në fjalë, i cili Ministrisë së Brendshme i jep të drejtë të ndalojë protestat. Megjithatë, gjykata ka refuzuar ankesat lidhur me nenet e tjera të ligjit të lartpërmendur.
“Verdikti i sotëm është përfundimtar dhe vlerëson se ligji është në përputhje me kushtetutën, përveç një neni të tij, i cili do të shfuqizohet në Parlament”, deklaroi për AA avokati Tareq al-Awadi.
Ai tha se ndryshimet nuk do të kenë ndikim mbi protestuesit të cilët tashmë janë të burgosur në bazë të këtij ligji.
Ligji është miratuar në vitin 2013 me qëllim të sanksionojë protestuesit dhe të pengojë protestat të cilat filluan në vitin 2011 me largimin e autokratit Hosni Mubarak përmes një revolucioni popullor.
Në bazë të këtij ligji janë burgosur qindra aktivistë.
Deputetja britanike reagon pas dënimeve për Banjskën: Radha ...
Mbappe rrezikon të humbasë Kupën e Botës?
Në prag të sezonit turistik, Rama ndan pamjet: Pastrim masiv...
Pakistani përgatitet për bisedime paqeje ShBA-Iran
Punime në rrjet, KEDS tregon ku do të ketë ndërprerje të rry...
Kuvendi mban sot seancë të jashtëzakonshme