Arabia Saudite po përballet me shirat e rrëmbyeshëm dhe përmbytje të rënda, duke përfshirë rrugët dhe lagjet e disa qyteteve të mbretërisë.
Qendra Kombëtare për Meteorologji lëshoi alarme të ndryshme për motin e keq në të gjithë vendin, përfshirë një paralajmërim të nivelit të kuq për qytetet e shenjta Mekë dhe Medinë në perëndim të vendit, si dhe për zonat e rajonit lindor.
Po ashtu, kryeqyteti Riad dhe provincat jugperëndimore Aseer dhe Jazan morën një paralajmërim të nivelit portokalli, i cili kërkonte kujdes të shtuar nga banorët për shkak të reshjeve të parashikuara.
Autoritetet saudite kanë apeluar për kujdes të shtuar nga qytetarët, duke iu kërkuar të ndjekin udhëzimet e sigurisë dhe të shmangin zonat e rrezikshme, përfshirë luginat dhe terrenet fushore, ku mund të grumbullohen ujërat e reshjeve.
Po ashtu, Shërbimi i Mbrojtjes Civile ka këshilluar banorët të qëndrojnë larg përmbytjeve dhe të jenë të vëmendshëm ndaj rreziqeve të mundshme./GE/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...