Dy persona u gjetën të vdekur të Dielën pas përmbytjeve masive që ka goditur Francën juglindore që nga e premtja, duke shkaktuar dëme të mëdha në rajon, thanë autoritetet lokale.
Një person u gjet i vdekur afër Muy, midis qyteteve Nice dhe Marseille, tha policia në një deklaratë.
Deklarata nuk thoshte nëse ai ishte personi që kishte raportuar më parë si i zhdukur pasi ra nga një varkë shpëtimi pranë Muy mbrëmjen e së Shtunës.
Një trup tjetër u gjet në një makinë në Cabasse, një fshat aty pranë.
Në deklaratën e saj të hershme, prefektura tha se një burrë 77-vjeçar gjithashtu ishte i zhdukur që nga mëngjesi i së Shtunës në Saint-Antonin-du-Var.
Disa lumenj kanë dalë nga shtrati në Francën juglindore, duke shkaktuar dëme të mëdha pasi shtëpitë u përmbytën, pemët, makinat dhe anijet u mbuluan nga uji.
Reshjet e shiut vijuan edhe sot, por me intensitet më të ulët./abcnews.al
Nuk u paraqit në punë për mbi 68 ditë, “Trepça” ia shkëput k...
A kanë nisur negociatat për koalicion mes VV-së dhe LDK-së? ...
Mes përplasjeve dhe tensioneve, lirohen 19 protestuesit e ar...
`Vazhdoni të ëndërroni, deklarata e Rutte-s për SHBA-në shka...
Anulohet televotimi në Big Brother Albania – Vëllai i ...
Alban Hyseni njofton për vdekjen e një pjesëtari të kabineti...