Tregjet financiare janë goditur nga frika që plani për tarifat nga presidenti amerikan Donald Trump në mbi 60 miliardë dollarë në produktet kineze mund të nxisin një luftë tregtare.
Aksionet e Nikkei të Japonisë kanë rënë 4.5% ndërsa ato të Dow Jones në SHBA me 2.9 për qind, transmeton portali arbresh.info.
Kina iu përgjigj lajmit për tarifat e planifikuara duke thënë se, ndonëse nuk donte një luftë tregtare, ajo “absolutisht nuk kishte frikës” nga një e tillë.
Tarifat amerikane janë një përgjigje ndaj pretendimeve të vjedhjes së pronës intelektuale nga Kina.
Pekini tha se kundërshtoi fuqishëm tarifat e reja, por Ministria e Tregtisë së Kinës tha se ishte “i sigurt dhe i aftë për të përmbushur çdo sfidë”.
“Kina nuk do të qëndrojë duarkryq me të drejtat dhe interesat e saj legjitime. Ne jemi plotësisht të përgatitur për të mbrojtur interesat tona legjitime”, tha ministria.
Por ajo tha se shpresonte që SHBA nuk do të zvarritnin marrëdhëniet dypalëshe ekonomike dhe tregtare në rrezik./Arbresh.info/
Mbyllet pa fitues sfida mes Prishtinës dhe Dukagjinit
Bllokada e porteve iraniane hyn në fuqi
Rama këshilla për operatorët turistikë: Kujdes me çmimet, mu...
Ky është paralajmërimi për anijet që shkelin bllokadën ameri...
Gjyqtari slloven ndanë drejtësinë në sfidën Bayern – R...
Zgjedhjet në Hungari, reagon Rama: I uroj gjithë të mirat mi...