Pamje dramatike janë publikuar në lidhje me një avion pasagjerësh të “British Airways”, i cili teksa tentonte të ulej në një pistë aeroporti, rrëshqiti për shkak të dëborës e ngricave.
Avioni, një “A319” me 67 pasagjerë në bord, i cili ishte nisur nga Aeroporti “Heathrow” i Londrës mëngjesin e kësaj të marte, e tejkaloi pistën në Billund të Danimarkës.
Një prej pasagjerëve në bord, Stephen Hughes, publikoi pamje të avionit të dëmtuar në rrjetin social “Twitter”. Në njërën prej tyre, ku shfaqej edhe një punonjës i mirëmbajtjes së aeroportit, kishte një nënshkrim: Djaloshi me xhaketë duket sikur po vret mendjen ‘sesi ta nxjerrin avionin nga ky telash’.
E rëndësishme është se nga ky udhëtim nuk pati asnjë të lënduar. Sipas “British Airways”, avioni është ulur në siguri të plotë, ndërsa udhëtarët kanë zbritur nën udhëzime të posaçme, pas një problemi teknik. “Mbrojtja dhe siguria e klientëve tanë, por edhe e ekuipazhit, janë gjithnjë prioriteti ynë kryesor”.
Avioni me numër fluturimi BA804 u ul në Billund të Danimarkës rreth orës 10 të mëngjesit të sotëm.

Haradinaj në Ditën e Veteranit: Sulmi mbi familjen Jashari n...
Top 10 vendet me rrugët më të mira në Europë në vitin 2025
Beyonce shpallet miliardere
Dita e Veteranit, Osmani: Përulemi para burrave dhe grave që...
100 aksidente trafiku brenda një dite në Kosovë
Ter Stegen nën “radarin” e Gironas