Komisionari për Tregti i Bashkimit Evropian, Phil Hogan ka dhënë dorëheqje për shkak të një skandali politik.
Skandali shpërtheu për shkak të pranisë së tij në darkë, e cila shkelte rregullat për masat për të luftuar koronavirusin, konfirmoi një zyrtar i lartë i Komisionit për Politico në Bruksel.
Hogan do të njoftojë dorëheqjen e tij më vonë sonte në televizionin irlandez RTE, shtoi një burim pa emër.
Zëdhënësi i tij më parë njoftoi sot se Hogan do të jepte dorëheqjen sot. Komisionari irlandez mori pjesë në një darkë të organizuar nga një klub golfi në Irlandë të mërkurën e kaluar, i cili shkeli rregullat irlandeze për luftën kundër pandemisë COVID-19 për shkak të më shumë se 80 të ftuarve të pranishëm.
Hogan më pas kërkoi falje publike dhe presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Layen, kërkoi një raport të detajuar mbi veprimet e tij në rastin në fjalë.
Ajo gjithashtu përmes një postimi në Twitter ka njoftuar për dorëheqjen e Komisionerit Hogan.
Tonight Commissioner @PhilHoganEU submitted his resignation. I respect his decision. I am grateful for his work as a Trade Commissioner and a member of my team. https://t.co/xPcdLX3kmy
— Ursula von der Leyen (@vonderleyen) August 26, 2020
Sonte Komisionieri @PhilHoganEU paraqiti dorëheqjen e tij. Unë e respektoj vendimin e tij. Jam mirënjohëse për punën e tij si Komisioner i Tregtisë dhe anëtar i ekipit tim, ka shkruar Ursula von der Leyen.
Komisioni Evropian ka thënë më parë se është e rëndësishme që të gjithë të ndjekin rregullat dhe rekomandimet për luftimin kundër përhapjes së koronavirusit, dhe që komisionari mund të lirohet nga detyra qoftë me kërkesën e tij ose me kërkesën e presidentes së Komisionit për të dhënë dorëheqjen.
Pas dorëheqjes së Hogan, Irlanda duhet të propozojë një kandidat të ri për komisionar.
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës
Tre të mitur raportohen të zhdukur
Në Durrës i moshuari tenton të vrasë gruan duke e goditur me...