Presidenti i SHBA-së, Donald Trump konfirmoi sot se gjenerali iranian, Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Irak, kishte planifikuar sulme kundër katër ambasadave amerikane.
“Unë mund të zbuloj se katër ambasada amerikane ishin të përfshira”, deklaroi Trump në një intervistë për Fox News, pa dhënë detaje të tjera.
“Gjenerali iranian, Qassem Soleimani, i vrarë në një sulm amerikan në Irak, javën e kaluar, kishte planifikuar sulme kundër ambasadave amerikane”, konfirmoi gjithashtu kreu i diplomacisë amerikane, Mike Pompeo.
“Qassem Soleimani kishte parashikuar sulme të mundshme kundër infrastrukturave amerikane, përfshirë ambasada, baza ushtarake dhe instalacione amerikane në mbarë rajonin”, theksoi ai në një konferencë shtypi./Express/
Virusi i rrezikshëm rikthehet në Azi, Nipah ndez alarmin glo...
Flick: Është e qartë se duhet të përmirësohemi, pjesa e dytë...
Avokati i familjes Ademaj: Ka prova se Naim Murseli e ka tra...
Transportuesit në Mal të Zi i japin fund bllokadës së trafik...
Mbappe theu rekordin e madh të Ronaldos në Ligën e Kampionëv...
Nesër përfundon rinumërimi i votave