Fundjavë përvëluese në rajon. Një masë presioni i lartë nga Afrika e Veriut është përqendruar mbi rajonin e Mesdheut dhe Evropës Jugore, përfshirë vendin tonë, por që sidoqoftë, do të tentojë të zbutet paksa nga rrymat atlantike pak më të freskëta që gjatë të shtunës do të fillojnë të favorizojnë një rënie të parë, ndonëse të lehtë, të temperaturave.
Sidoqoftë, këto të fundit sipas ekspertëve meteorologë, do të mbeten mbi mesataren me vlera më të larta në jug të kontinentit në rreth 33-35 gradë celcius.
Disa rajone të Evropës Jugore kanë lëshuar madje edhe paralajmërime për erëra të forta të shoqëruara me temperatura të larta, mes të cilave edhe Korsika në Francë, ku era ka arritur shpejtësinë e 80 km në orë ndërsa mërkuri në termometër është ngritur në 40 gradë celcius.
Vala e të nxehtit është shoqëruar edhe me nivele të larta të ndotjes së ajrit, shkaktuar nga pjesëzat e pluhurit që vijnë nga rëra e Saharasë.(tch)
Kryeministri Estonisë në konferencë me Ramën: E mbështesim i...
Kurti kërkon nga BE statusin kandidat dhe hapjen e negociata...
Policia nis hetimet për rastin në Trepçë ku u bllokuan 48 mi...
Kurti: Shtesat për fëmijë në mandatin tjetër do të rriten de...
Hysni Mehani lirohet nga spitali pas sulmit në Skenderaj
Bayerni do t’u thotë lamtumirë tre lojtarëve para ndes...