Disa njerëz janë vrarë të martën në një sulm me të shtëna me armë në qytetin Graz të Austrisë, njoftuan autoritetet.
Policia austriake tha se oficerët policorë shkuan në shkollë pasi u dëgjuan të shtëna me armë atje.
Ministria e Brendshme e Austrisë tha se ka disa viktima, por nuk e tregoi numrin e saktë të tyre.
Policia tha se ka të plagosur, por nuk e tregoi numrin.
Kryetari i Grazit, Elke Kahr, tha se sulmuesi është në mesin e të vdekurve, raporton agjencia Austria Press.
Edhe Forcat Speciale janë dërguar në gjimnazin BORG Dreierschützengasse, pas një telefonate në orën 10:00 të mëngjesit.
Rreth një orë më vonë, policia njoftoi në rrjetin social X se të gjithë janë evakuuar nga shkolla dhe janë dërguar në vend të sigurt.
Policia shtoi se situata është “nën kontroll” dhe se nuk ka më rrezik.
Graz, qyteti i dytë më i madh i Austrisë, ndodhet në juglindje të vendit dhe ka rreth 300.000 banorë./rel
Kurti: Po synojmë të jemi të suksesshëm në konstituimin e Ku...
“Liria ka emër” merr përkrahjen edhe nga presidentja Osmani
Berisha: Do të votojmë për kryetarin e Kuvendit dhe presim t...
Nis seanca konstituive e Kuvendit
Pacolli sqarohet për kredinë e garantuar për Naim Murselin, ...
MABCO: Hapja e aeroportit të Vlorës në rrezik