Një 17-vjeçare nga Danimarka përballet me një jetë prapa grilave nëse shpallet fajtore për planifikim të aktit terrorist në dy shkolla.
Ajo ka blerë përbërës për bombë për bërë në shtëpi dhe ka vendosur kontakte me xhihadistë pasi u konvertua në myslimane, transmeton portali arbresh.info.
E dënuara, e njohur vetëm si “Kundby Girl” në media, kishte planifikuar sulmin në shkollën e saj të mëparshme në krahinën Zeeland dhe në një kolegj hebre në Kopenhagë.
Vajza, e cila ishte 15 vjeçare në kohën e arrestimit të saj në janar të vitit të kaluar, pas informimit të policisë nga ana e familjes, është gjetur se ka blerë peroksid hidrogjeni, një shishe acidi citrik, si dhe një shishe aceton” në një dyqan kozmetike për të prodhuar peroksid acetoni shpërthyes, edhe pse nuk kishte arritur ta bënte funksional.
Duke vënë në dukje se sistemi ligjor i vendit nuk ka hasur kurrë në një rast të ngjashëm, prokurori kërkon paraburgim të pacaktuar në një institucion mendor, ndërsa sot pritet të jepet verdikti./Arbresh.info
Gjenden 3 trupa të vdekur në një shtëpi në Çaçak të Serbisë,...
Rusia sulmon Ukrainën me dronë dhe raketa, dëmtohet infrastr...
21 vjeçari ndalohet me lëndë narkotike në Kaçanik
Komandanti i KFOR’it mbledh përfaqësuesit diplomatikë të QUI...
Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri feston ditëlindjen e...
Tri ndeshje të forta sot në Superligën e Kosovës