Fabjan Alameti, 21-vjeçar nga Nju Jorku, me prejardhje shqiptare, është dënuar me rreth pesë vjet burgim pasi e pranoi fajin për deklarata të rreme para zyrtarëve të FBI-së lidhur me planin e tij për t’iu bashkuar Shtetit Islamik dhe për t’u hakmarrë për sulmet në Zelandën e Re.
Vendimin për dënimin e tij e mori të premten një gjykatë në Missoula, ndërsa i riu u dënua saktësisht me katër vjet e nëntë muaj burgim.
Ai ishte intervistuar për herë të parë nga autoritetet në vitin e kaluar, ndërsa më vonë kishte publikuar komente që lidhen me terrorizmin.
Personi i dënuar ishte duke udhëtuar me autobus më 15 mars, kur i kishte thënë një informatori se do t’i sulmonte njerëzit e rëndomtë për t’u hakmarrë për sulmet në dy xhamitë e Zelandës së Re, shkruan “New York Times”.
Mbi 30 kërkesa në vesh të shurdhër: MABCO akuzon institucion...
“Mos ma përktheni të ardhmën”, Vogëlushi prek me...
“Na morët shumë gjëra, jo edhe gjuhën”, studentët mblidhen p...
Tensionet për aeroportin e Vlorës, Pacolli: Terrorizim nga g...
Aeroporti i Vlorës/ Punonjësit e MABCO-s, që zotërojnë 98% t...
Përplasja për aeroportin e Vlorës, Pacolli akuza Valon Llukë...