Demokratet po vazhdojnë presionin mbi presidentin Donald Trump pas publikimit të shumëpritur të një raporti në ndërhyrjen ruse në zgjedhjet e vitit 2016.
Ata duan që Robert Mueller, njeriu që e ka mbledhur raportin, të dëshmojë publikisht përpara kongresit për punën që ai ka bërë.
Raporti i redaktuar, i cili u publikua të enjten, zbulon se presidenti u përpoq të shkarkonte z. Mueller.
Ekipi ligjor i z. Trump e ka përshkruar publikimin e tij si një “fitore totale”.
Dokumenti i redaktuar me 448 faqe është rezultat i një hetimi 22-mujor nga z. Mueller, i cili u emërua për të hetuar ndërhyrjen e supozuar ruse në zgjedhjet e vitit 2016 dhe marrëveshjet e mundshme me fushatën Trump./Arbresh.info/
Nesër seanca gjyqësore për vrasjen e Auron Thaqit
Parashikimi i motit për të enjten
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër, në mom...
Nagavci për LDK-në: Nuk i kanë nxjerrë nënshkrimet për Osman...
Tjetër ultimatum nga Trump: Irani, një javë kohë për të arri...
50 mijë euro gjoba për mjedis, në 5 muajt e parë të këtij vi...