Një video e një imami që bëri thirrje për vrasjen e hebrenjve gjatë predikimeve të namazit të së premtës në një xhami në Kopenhagë, ka ngjallur zemërim të madh në Danimarkë.
Mundhir Abdallah është raporuar në polici pasi u filmua duke cituar në arabisht një mësim të Profetit Muhamed, që konsiderohej antisemit, transmeton portali arbresh.info.
Ai thotë se Dita e Gjykimit “nuk do të vijë nëse myslimanët nuk luftojnë kundër çifutëve dhe nuk i vrasin ata”.
Një udhëheqës i bashkësisë hebraike tha se fjalimi i tij ishte një ‘kërcënim’ i pastër. Video të predikimit u postuan në YouTube dhe Facebook nga Xhamia Al-Faruq të dielën, edhe pse Abdallah besohet ta ketë mbajtur këtë fjalim me 31 mars.
Ai deklaron se së shpejti do të ketë një “kalifat” , një shtet i qeverisur në përputhje me ligjin islam, ose Sheriatin , ndërsa ka shtuar se myslimanët duhet të bashkohen për ‘çliruar xhaminë el-Aqsa në Jeruzalem “nga papastërtia e zionistëve”./Arbresh.info
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Teksas/ Rrëzohet aeroplani me 5 persona në bord, asnjë i mbi...
Në Prishtinë mbahet punëtoria “Me art kremtojmë Evropën” me ...
Parashikimi i motit për sot
Plagoset me thikë 23-vjeçari në Vlorë, dërgohet në spital
Parashikimi i motit për vikend