Danimarka dhe Norvegjia u detyruan të mbyllnin aeroportet e tyre kryesore gjatë natës, pasi disa dronë u panë në hapësirën e tyre ajrore.
Policia daneze tha se dy deri në tre dronë të mëdhenj që u panë rreth aeroportit të Kopenhagnit, por tha se mjetet ajrore janë drejtuar nga dikush I aftë, që donte të “mburrej” për zotësinë e tij.
Forcat e armatosura u aktivizuan në përgjigje të situatës, por nuk kishte asnjë sinjal që tregonte se dronët kishin për qëllim të shkaktonin dëm.
Puna në aeroportin e Kopenhagenit rifilluan në orën 00:30 sipas orës lokale pasi fluturimet u pezulluan për gati katër, duke ndikuar rreth 20 mijë pasagjerë.
I pyetur nga gazetarët nëse dronët ishin nga Rusia, një zëdhënës I policisë daneze tha se nuk mund ta konfirmonte dhe as ta mohonte diccka të tillë.
Në një postim në mediat sociale më vonë, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky iu referua shkeljes së hapësirës ajrore të NATO nga Rusia në Kopenhagen më 22 shtator, por nuk tregoi një burim për informacionin.
Në Oslo, një dron u zbulua gjithashtu pranë aeroportit kryesor të hënën në mbrëmje.
Një zëdhënës i aeroportit tha se hapësira ajrore mbi aeroport u mbyll në orën 00:00 sipas orës lokale dhe u hap rreth 4 orë më vonë. Megjithatë deri më tani nuk besohet se dy incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën./abcnews.al
Qeveria britanike ofron deri në 3000 paund për emigrantët sh...
Gjermania hedh poshtë pretendimet e SHBA për Evropën: Ne nuk...
BE mirëpret betimin e kryetarëve në komunat e veriut
Osmani uron Tajlandën për Ditën Kombëtare: Mezi pres të forc...
Milaim Zeka paraqitet në SPAK
Surprizohen fëmijët e shtrirë në Pediatri, “Super-heronjtë” ...