Ish-raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola Von Crammon, nuk po do që litiumi i Serbisë të shkojë në favor të pushtetit të presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Në një reagim të saj në platformën X, duke komentuar vizitën e kancelarit gjerman Olaf Scholz në Beograd, tha se BE-ja vërtet ka nevojë për litium, por jo në këtë formë, raporton Klankosova.tv.
“Se BE-ja ka nevojë për litium dhe të kalojë në e-mobilitet, është e padiskutueshme. Unë do të kisha preferuar zgjidhje të tjera se sa këtë fitim në pushtet për Alleksandar Vuçiqin”.
“Sundimi i ligjit dhe demokracia janë fjalë të huaja për Vuçiqin. Media pothuajse tërësisht nën kontrollin e tij”, është shprehur ajo në këtë reagim.
Kancelari Scholz sot po qëndron në Beograd për të nënshkruar një marrëveshje për mbi lëndët e para kritike.
Benita: Të gjitha femrat kanë dëshirë të kenë një mashkull s...
PSG kompleton transferimin e Dro Fernández
Shtatë të vdekur dhe një i plagosur nga rrëzimi i një avioni...
I pari i Federatës Mbretërore të Futbollit të Spanjës zbulon...
Hoti s’ka votë për Vjosa Osmanin, për “propozimet e tjera” t...
Nagavci: Procesi i zgjedhjes së drejtorit të IAK-së ishte i ...