Luksemburgu planifikon të fillojë testimin për koronavirusin në të gjithë popullsinë, masë që do të zhvillohet paralelisht me kufizimet e vendosura.
Në faqen zyrtare, Qeveria e Luksemburgut ka dhënë detajet për marrjen e një vendimi të tillë.
Përkatësisht, bashkëpunimi midis Ministrisë së Shëndetësisë dhe Ministrisë së Arsimit gjatë pandemisë duhet të jetë i vazhdueshëm, prandaj edhe është vendosur që pasqyra e plotë e situatës epidemiologjike me Covid-19 të arrihet përmes testimeve masive, transmeton portal arbresh.info
“Luksemburgu është një vend i vogël dhe për rrjedhojë kjo është një mundësi e shkëlqyeshme. Ne mund të testojmë tërë popullatën për një kohë të shkurtër. Kjo do të bëjë që vendi ynë të ketë një pasqyrë të plotë të të infekstuarve”, thuhet në deklaratën e Ministrisë së Arsimit.

Testimi do të fillojë këtë javë dhe fillimisht do të përfshijë rreth 6,000 nxënës dhe 2.500 mësues pasi shkollat në Luksemburg do të rihapen nga 4 maj.
Strategjia planifikon të rrisë numrin e testeve në 20,000 teste në ditë, dhe qëllimi është të testohen të në mënyrë progresive.
Testet do të bëhen në mënyrë vullnetare edhe për ata që jetojnë përtej kufirit dhe për ata që vijnë për të punuar në Luksemburg.
Me masat aktuale të vendosura në Luksemburg punojnë vetëm mjekët dhe dyqanet për shitjen e gjërave mëse të nevojshme.
Luksemburgu ka mbi 3 mijë persona të infektuar me Covid-19 dhe vetëm 88 të vdekur./arbresh.info/
Haziri: Oferta e Kurtit ishte votoni Glaukun, hyni në Qeveri
“Pak magji”, Klodi tregon se po kalon kohë në Shqipëri
Shtëpia e Bardhë: SHBA s’i ka dhënë afat Iranit që të përgji...
Pezullohet tarifa 234 euro për kyçje në ujë, lehtësohen bizn...
Deklarata shokuese në parlament, sqarohet Fatos Geci: Mjaft ...
Sot, para 27 vjetësh, Amerika dha sinjalin e parë se Kosova ...