Kina ka filluar me ndërtimet e menjëhershme të spitaleve, pasi numri i pacientëve me koronavirus është duke u rritur ndjeshëm.
Një spital me 1,500 dhoma, për të trajtuar njerëzit me koronavirus është ndërtuar për pesë ditë. pitali është një nga gjashtë me një total prej 6,500 dhomash që po ndërtohen në Nangong, në jug të Pekinit në provincën Hebei, njoftoi Associated Press, transmeton portal arbresh.info
Një spital tjetër me 3,000 dhoma është në ndërtim e sipër në Shijiazhuang, kryeqyteti i provincës Hebei.
Në Kinë janë duke u rritur rastet e reja me koronavirus.

Një total prej 645 personash janë duke u trajtuar aktualisht në Nangong, tha agjencia shtetërore e lajmeve Xinhua. Shpejtësia me të cilën po ndërtohen spitalet e reja i bën jehonë përpjekjes gjashtë ditore që ndërtuan disa spitale në Ëuhan janarin dhe shkurtin e kaluar.
Qeveria tha se rastet e fundit po përhapen jashtëzakonisht shpejt dhe fajësoi rritjen e fundit të njerëzve të infektuar ose mallrave nga jashtë.
Qeveria kineze si masë mbrojtëse për parandalimin e koronavirusit ka vendosur karantinë 14 ditore për të gjithë njerëit që vijnë nga jashtë vendit./arbresh.info/
Përplasje të orëve të fundit, VV i kërkon tre emra, LDK i nx...
Federico Dimarco në histori të Serie A, vendos rekord unik p...
Vrasja e trefishtë në Gjilan, të dyshuarit ende në arrati, I...
Dielli hap javën nesër, temperaturat deri në 21°C
Dyshohet për disa raste vjedhjesh të rënda, në pranga 35-vje...
Arrestohet në Prishtinë një i kërkuar për tentim vrasje, i d...