Jeremy Corbyn thotë që laburistët tani mbështesin mbajtjen e një referendumi të dytë për gjithçka që ka lidhje me Brexitin. Ky është një ndryshim i madh qasjes së partisë së tij.
Lideri i laburistëve më herët kishte thënë se një referendum i dytë do të mbështetej nga partia e tij vetëm nëse rrezikohej nga dalja pa një marrëveshje nga Bashkimi Evropian.
Gjithsesi, Corbyn shkoi edhe më larg pas zgjedhjeve të Parlamentit të Europian, ai tha që çdo marrëveshje duhet të vihet në një votim publik në fromë të referendumit.
“Është e qartë se parlamenti ka mebtur në një rrugë qorre dhe kjo mund të thyhet vetëm nëse ua kthejmë popullit vendimin për të ardhmen. Ne jemi të gatshëm të mbështesim një votë publike në çdo marrëveshje”, shkroi Corbyn në një letër drejtuar antarëve të parlamentit.
Corbyn cilësoi zgjedhjet si një fitore të atyre që dëshirojnë të mbesin në BE. Kjo për shkak se përkundër që partia Brexit fitoi zgjedhjet, partitë që dëshirojnë qëndrimin fituan më shumë vota në përgjithësi./Express/
Aksident trafiku në Prishtinë, përfundojnë në përleshje pesë...
Po vjen Xbox i ri
Qeveritë evropiane mbeten prapa në përdorimin e Al, tregon s...
A e dini se kur duhet të zëvendësoni peshqirët tuaj?
A keni mungesë apo tepricë hekuri? Ky test e tregon saktë
I doli emri 700 herë në dosjet e Epsteinit, Franca nis hetim...