Brukseli i ka dhënë dritën jeshile të hënën transferimit të të dhënave personale në SHBA në mënyrë ligjore pas sigurimit të masave mbrojtëse mbi aksesin nga agjencitë e inteligjencës dhe krijimit të një mekanizmi kompensimi për banorët e BE-së.
Ky vendim nënkupton që Brukseli konsideron se Uashingtoni siguron një nivel mbrojtjeje të krahasueshme me atë të BE-së për të dhënat personale të transferuara nga blloku te kompanitë amerikane.
Marrëveshja vjen tre vjet pasi Gjykata e Drejtësisë së BE-së shfuqizoi vendimin e mëparshëm të përshtatshmërisë për Mburojën e Privatësisë BE-SHBA dhe më shumë se një vit pasi shefja e Komisionit Ursula von der Leyen dhe Presidenti i SHBA Joe Biden njoftuan se kishin arritur një marrëveshje në parim për një kornizë të re të flukseve të të dhënave transatlantike.
Që atëherë, Biden nënshkroi një urdhër ekzekutiv për të forcuar mbrojtjen e privatësisë dhe lirive civile për agjencitë e inteligjencës amerikane dhe për të krijuar një mekanizëm të ri të pavarur dhe detyrues për individët që të kërkojnë korrigjim nëse besojnë se të dhënat e tyre janë mbledhur gabimisht nga agjencitë e inteligjencës.
“Unë mirëpres angazhimet e rëndësishme të marra nga SHBA. Në mënyrë që qytetarët të mund të besojnë se të dhënat e tyre janë të sigurta dhe kështu të mund të thellojmë lidhjet ekonomike,” tha von der Leyen në një postim në Twitter në një reagim
Qendra Evropiane për të Drejtat Digjitale, një OJQ e kryesuar nga Max Schrems, aktivisti i privatësisë që kundërshtoi me sukses vendimet e mëparshme të përshtatshmërisë, tashmë ka njoftuar se do t’i drejtohet edhe një herë gjykatave./a2/
Mungesë banesash në Zvicër: Një apartament 60-vjeçar ofrohet...
Varka me 20 emigrantë fundoset pranë bregdetit jugor të Kret...
Serbi: Familjet shqiptare kërkojnë drejtësi për të zhdukurit
Nuk u ndalua në pikën e kontrollit, policia e Cyrihut arrest...
Tragjedia në Zakynthos të Greqisë ku qeni mbyti 2 vjeçarin s...
“Mos më kërcëno!” – Londrimi i drejtohet Labinotit