Qytetarë të shumtë të Brukselit kanë dalë në protestë kundër kancelares gjermane Angela Merkel, e cila pritet të shpërblehet me çmim nderi.
Protestuesit e zemëruar kanë mbajtur në duar pankarta në të cilat shkruhej “Merkel nuk është e mirëpritur” dhe “Merkel duhet të largohet”, transmeton arbresh.info.
Protesta ka zënë vend pak para se Merkel të nderohej me një doktoratë nderi nga Univeristetet KU Leuven dhe UGent në Bruksel.
Ajo është zgjedhur të nderohet për ‘përpjekjet e saj diplomatike dhe politike dhe për të mbrojtur vlerat e kontinentit’.
Gjermania është tronditur nga sulmet terroriste në prag të Krishtlindjeve, pasi një kamion hyri në një treg kryesor të Berlinit duke lënë të vdekur 12 persona.
Menjëherë pas sulmit terrorist, Merkel është kritikuar nga kundërshtarët e saj për politikat e saj me dyer të hapura. Sipas tyre, gjatë krizës së refugjatëve në Gjermani kanë hyrë edhe terroristë islamikë./Arbresh.info

Të shtëna me armë zjarri afër një Universiteti në ShBA, 9 pe...
Inter dështon të marrë një fitore ndaj Torinos, shtyhet fest...
Bie një foshnje në Liqenin Akumulues në Mitrovicë, nxirret m...
Llapi reagon zyrtarisht: Vetëm përfaqësuesit e autorizuar fl...
KQZ-ja është gati për zgjedhje
Milot Avdyli gjen golin e radhës me fanellën e Celjes