Britania e Madhe duhet të mos bjerë pre e shantazheve të Bashkimit Europian në lidhje me kushtet e divorcit me Brukselin.
Kjo është këshilla e Sekretarit britanik për Tregtinë Ndërkombëtare, Liam Fox. Ai këmbëngul se bisedimet për termat përfundimtarë të shkëputjes duhet të nisin sa më parë që të jetë e mundur dhe të mos zvarriten.
“Biznesi kërkon qartësi dhe sa më parë t’ja japim këtë, aq më mirë do të jetë. Biznese nga mbarë bota po humbasin durimin dhe janë të shqetësuar nga progresi i ngadaltë i bisedimeve”, deklaroi ai.
Londra kërkon nisjen pa vonesë të bisedimeve për tregtinë pas shkëputjes, por ka hasur në kundërshtimin e Brukselit, që thotë se këto bisedime mund të nisin vetëm pas një progresi të mjaftueshëm në lidhje me detyrimet financiare të Britanisë për largimin, të drejtat e njeriut dhe kufirin mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut.
Asnjë shifër nuk është dhënë në lidhje “koston e divorcit”, por Presidenti i Komisionit Europian, Jean-Claude Juncker ka sugjeruar më parë se shkëputja mund t’i kushtojë Britanisë deri në 60 miliardë euro.
Seancat ndaj Thaçit dhe të tjerëve kundër administrimit të d...
KQZ cakton 10 ditë e 7 orë fushatë për zgjedhjet e 7 qershor...
Kurti: Punëtori është shtylla e parë e shtetndërtimit tonë, ...
10 milionë e 887 mijë euro për organizimin e zgjedhjeve të ...
1 Maji, Haxhiu: Sot nderojmë ata që me mund e mbajnë familje...
Qeveria amerikane: Lufta me Iranin ka përfunduar