Britania e Madhe ka miratuar përdorimin e një doze të vetme të vaksinës së coronavirusit.
Kjo vaksinë është prodhuar nga “Johnson&Johnson” dhe do të jetë në dispozicion gjatë këtij viti, skynews transmeton arbresh.info
Vaksina, e cila është 85 për qind efektive në parandalimin e simptomave të rënda të coronavirusit, ka përmbushur standardet e pritshme të sigurisë dhe Mbretëria e Bashkuar ka urdhëruar tashmë 20 milionë doza.
Do të jetë vaksina e katërt e përdorur në Britani kundër coronavirusit dhe deri më tani më shumë se 38 milionë njerëz kanë marrë dozën e parë të vaksinës në këtë vend, e cila përbën pothuajse tre të katërtat e popullsisë së rritur.
Ndryshe, 4.43 milionë njerëz janë infektuar me virus gjersa kanë vdekur mbi 128 mijë njerëz. /arbresh.info/
Begaj: Shqipëria dhe Jordania ndajnë vlera të përbashkëta pa...
Ai u bë viral pasi u braktis nga nëna e tij – tani majmuni i...
Vdes 18-vjeçari në fshatin Kçiq, policia nis hetimet
Raportohet për 12 të lënduar, pasi një autobus u përplas me ...
Arijon Ibrahimovic shënon golin e parë në Bundesligë
Ekspertët: BE synon rikthimin e dialogut politik Kosovë–Serb...