Toto Riina duket se është në fund të jetës. I sëmurë prej kohësh, bosi i Corleones është shtruar në repartin e të burgosurve në Spitalin e Parmës.
Bosi i mafies, që mbushi 87 vjeç, është në koma prej disa ditësh, pas dy ndërhyrjesh kirurgjikale. I arrestuar më 15 janar të vitit 1993, pas 24 vitesh në arrati, Toto Riina konsiderohet ende edhe sot nga hetuesit si shefi i padiskutueshëm i “Cosa Nostra”-s.
Ai po vuan 26 dënime të përjetshme për dhjetëra vrasje dhe masakra, mes të cilave edhe atentatet e ’92-shit, ku humbën jetën Giovanni Falcone dhe Paolo Borsellino.
Ai nuk ka treguar asnjëherë, as edhe një gram pendesë. Vetëm 3 vite më parë, duke folur në burg me një tjetër të burgosur, ishte mburrur me vrasjen e Falcones dhe vazhdonte ndërkohë të kërcënonte me jetë gjykatësit.
Procesi i fundit në ngarkim të tij vazhdon ende, mbi të ashtuquajturën tratativë “shtet-mafia”, ku ai akuzohet për kërcënim. Javët e fundit, Riina është operuar dy herë. Mjekët kanë paralajmëruar që në fillim për gjendjen e vështirë të bosit.
Tani, me lejen e ministrit të Drejtësisë, djemtë e tij mund t’i qëndrojnë pranë në Spitalin e Parmës, në ato që mendohet se janë ditët e fundit të tij.

A do të largohet Guardiola nga City? Kjo është përgjigja e s...
Bahamas njeh Kosovën, Osmani nënshkruan marrëveshjen diploma...
Supremja e lë Ramadan Morinën në paraburgim, kërkon nga Them...
Treni godet një automjet afër Drenasit, dy të lënduar
Polonia dhe Ukraina tregojnë unitet kundër Rusisë, trajtojnë...
KQZ akrediton edhe 276 vëzhgues, prej tyre 15 organizata