Borrell: Shqipëria i ka përmbushur të gjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE

12:50 | 15 Mars 2022
A Z

Në një konferencë për mediat me Edi Ramën, Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Zv.presidenti i Komisionit Evropian, Josep Borrell ka thënë se Shqipëria i ka përmbushur kushtet për çeljen e negociateve të anëtarësimit në Bashkimit Evropian.

“Ne jetojmë në momentet që të qenurit bashkë është më e rëndësishme se më parë. Ju kryeministër keni thënë se nuk na duhen fjalët, por veprat. Ka ardhur koha që të rijetësohet, procesi i integrimit dhe të riintegrohet Ballkani Perëndimor në BE. Shqipëria i ka përmbushur tashmë me kohë të gjitha kushtet për çeljen e negociatave të anëtarësimit në BE. Unë do të mbështes çeljen e negociateve gjatë presidencës franceze. Jemi të gjithë të angazhuar në këtë këndvështrim. Dëshiroj që t’ju përgëzoj për shpejtësinë e refromave tuaja, sidomos në reformën në drejtësi”, tha ai./arbresh.info/