Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell, ka thënë se deri në fund të muajit qershor ka gjasa që të ketë një takim mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në kuadër të dialogut mes dy vendeve.
Këtë deklaratë ai e ka bërë para mediave, pak para fillimit të Samitit të BE-së me Ballkanin Perëndimor që po mbahet në Bruksel.
“Kam dëgjuar një lajm të mirë, ne kemi arritur një marrëveshje në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për ta vënë në praktikë anën energjetike të problemit, që është një hap i rëndësishëm për të shkuar para.
Ne do të vazhdojmë të punojmë në dialog, ndoshta deri në fund të muajit do të mund të kemi një takim të nivelit të lartë në një hap tjetër”, ka deklaruar Borrell.
Ai shtoi se BE-ja duhet t’i mbajë shtetet e Ballkanit Perëndimor afër vetes. /arbresh.info/
Ndryshimet befasuese që i ndodhin trupit gjatë agjërimit në ...
Ushqimet që duhet të shmangni kur jeni të sëmurë
Pacolli: Dashuria për vendin nuk është reklamë, është sakrif...
Alaudin Hamiti sulmohet fizikisht nga një person në Prishtin...
Anulohet udhëtimi me trenin Pejë – Prishtinë për nesër
Nuk tërhiqet Trumpi, zotohet për tarifë të re