Presidenti i Bolivisë, Evo Morales, shpalli zgjedhje të reja parlamentare, njoftoi sot agjencia boliviane e lajmeve ABI, pas protestave kundër manipulimeve të pretenduara në zgjedhjet presidenciale të muajit të kaluar.
“Kam vendosur të shpall zgjedhje të reja kombëtare në mënyrë që populli bolivian të mund të zgjedhë qeverinë e tij në një mënyrë demokratike”, deklaroi Morales.
Vendi i Andeve është përfshirë nga trazira kundër manipulimit të pretenduar të zgjedhjeve të 20 tetorit.
Tre persona kanë humbur jetën dhe më shumë se 300 janë plagosur.
Autoriteti zgjedhor ndaloi së publikuari rezultate paraprake që pas garës së fundit të Morales-it të majtë dhe sfiduesit të tij të qendrës së djathtë, Carlos Mesa.
Morales u shpall më vonë fitues i raundit të parë./atsh/
Gruda shpjegon vendimin e Gjykatës Kushtetuese: Afati 30-dit...
Slot afër shkarkimit, Alonso gati të marrë ‘timonin’ e Liver...
Pas eliminimit nga BBVA, Stenaldo takohet me Gimbon
Osmani: Ftoj deputetët që nesër të caktojnë seancën e re
Gjermania drejt kufizimit të pijeve energjike për të miturit
Kosovari arrestohet nga policia zvicerane, kërcënoi me vdekj...