Prodhuesi amerikan, Boeing parashikon që industria e aviacionit do të ketë nevojë për gati 44.000 aeroplanë në dy dekadat e ardhshme, sipas një parashikimi afatgjatë.
Boeing pret që numri total i aeroplanëve për pasagjerë dhe mallra do të dyfishohet deri më 2043.
“Udhëtimet janë më të rëndësishme tani sesa para pandemisë së koronavirusit”, ka thënë menaxheri i kompanisë, Darren Hulst.
Kërkesa është duke u rritur për shkak se aeroplanët po zëvendësohen më vonë sesa që duhet, për shkak të pengesave në dorëzim.
Si mesatare, ai ka thënë se flota e aeroplanëve është një deri në një vit e gjysmë më e vjetër sesa para pandemisë./rel
Çmimet e naftës bien pas raportimeve se SHBA i ka dërguar Ir...
13 aksidente me të lënduar dhe mbi 2 mijë gjoba brenda 24 or...
Grabitet një taksist në Prishtinë, i merren 15 euro nën kërc...
Theret me thikë në person në Bardhosh, arrestohet i dyshuari
Mbi 200 persona dyshohen për manipulim votash në Pejë, prite...
Goditje e rëndë për Arsenalin, Eberechi Eze jashtë fushës pë...