I dërguari special i OKB-së për Sirinë, Staffan de Mistura njoftoi sot se një cikël i ri bisedimesh për paqen në Siri, do të zhvillohen gjatë korrikut në Gjenevë në korrik.
“Këto bisedime do të zhvillohen në korrik, pas Ramazanit, që përfundon më 24 qershor, por gjithashtu duke u siguruar që zbutja e tensioneve të funksionojë realisht”, tha Mistura gjatë një konference shtypi në Losby, pranë Oslos.
Rusia dhe Irani aleatë të regjimit të Bachar Al Assad dhe Turqia mbështetëse e rebelëve, ranë dakort më 4 maj për të vënë në zbatim katër zona sigurie në Siri në përfundim të bisedimeve të Astanës.
Ky proces shënohet njëkohësisht me atë të rebelëve sirianë në Gjenevë, nën udhëheqjen e OKB-së.
Moti sot i vranët dhe intervale me diell, temperaturat arrij...
SHBA-të hartojnë një plan me 15 pika për t’i dhënë fun...
Këto gjëra që i bëjmë në fundjavë mund të ndikojnë negativis...
Analistët: Konflikti në Lindjen e Mesme ndikon në ekonominë ...
Trump miraton vendosjen e më shumë se 1,000 ushtarëve shtesë...
Vuçiqi pretendon se iu ofrua Nobeli për njohje të Kosovës