Në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.762, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.747.544.
Numri i personave të vdekur nga koronavirusi i ri (COVID-19) në SHBA është rritur në 177.456, prej të cilëve 1.061 kanë humbur jetën në 24 orët e fundit.
SHBA vazhdon të mbetet vendi me numrin më të lartë të rasteve të konfirmuara dhe të viktimave.
Të dhënat nga faqja e internetit “Worldometer” tregojnë se në 24 orët e fundit, numri i të infektuarve me koronavirus në SHBA është rritur për 44.762, duke e çuar numrin e përgjithshëm në 5.747.544.
Ndërkaq, në mbarë vendin, deri më tani janë shëruar mbi 3,09 milionë të infektuar, ndërsa numri i personave të testuar ka arritur në mbi 73,8 milionë.
Aktualisht, shteti i Kalifornisë është më i godituri në SHBA, me 653.264 raste të konfirmuara.
Pas SHBA-së, numrin më të madh të të infektuarve e kanë regjistruar Brazili me 3.505.097 raste dhe India me 2.925.337./AA/
Çështja e presidentit, Kurti: Duhet të flasim edhe me opozit...
Kurti e quan madhështore rezultatin e zgjedhjeve: Urime fito...
KQZ shpall rezultatet preliminare të zgjedhjeve – Kaq vota m...
Abdixhiku s’e përjashton dorëheqjen nga kreu i LDK-së, merr ...
Aksident me fatalitet në Ferizaj, vdes një 19-vjeçare-polici...
Dinamo City mposht Egnatian në “Air Albania” dhe fiton Super...