Presidenti amerikan Joe Biden i ka bërë thirrje Hamasit të tregojë se dëshiron t’i japë fund luftimeve në Gaza duke pranuar marrëveshjen e armëpushimit që u miratua dje nga Këshilli i Sigurimit i OKB-së.
“Këshilli i Sigurimit i OKB-së sapo miratoi rezolutën tonë që i bën thirrje Hamasit të pranojë marrëveshjen për të vendosur një armëpushim të kombinuar me lirimin e pengjeve,” shkroi Biden në X.
“Hamasi thotë se dëshiron një armëpushim. Kjo marrëveshje është një mundësi për të provuar se ata e duan këtë.”
Hamasi lëshoi një deklaratë duke përshëndetur rezolutën e OKB-së pak pasi ajo kaloi, duke thënë se ishte gati të bashkëpunonte me ndërmjetësit për zbatimin e parimeve të planit.
Marrëveshja, e përshkruar nga Biden në fund të majit do të ndodhte në tre faza.
Faza e parë e marrëveshjes do të ishte një armëpushim gjashtëjavor, e dyta lirimi i pengjeve të mbetura nga Gaza dhe e treta dhe e fundit, një plan rindërtimi për Gazën.
Rezoluta kaloi me 14 vota pro dhe vetëm Rusia abstenoi nga votimi./abcnews.al
Deliu-Kodra: Bedri Hamza, sërish kandidat i PDK-së për kryem...
U aksidentua rëndë në vendin e punës, vdes shqiptari në Ital...
Trumpi i pakënaqur me propozimin e Iranit për t’i dhënë fund...
Neurologu zbulon zakonin që shmang për të mbrojtur trurin
Pentagoni nënshkruan kontrata me shtatë gjigantë të Al
Pesë zakone që po ju plakin më shpejt, sipas ekspertit shënd...