Një mesazh shprese vjen nga spitali ku po trajtohet ish-kryeministri italian Silvio Berlusconi, i cili vuan nga pneumonia dhe leucemia kronike.
48 orë pasi u shtrua në spital, Silvio Berlusconi kërkoi të fliste me redaktorin e gazetës Il Giornale.
“Toni i presidentit, padyshim, nuk është i njëjtë si gjithmonë, por zëri ishte i fortë dhe dëshira për të folur e madhe. Ai nuk është i ri, por ka shpirtin e luftëtarit”, thaAugusto Minzolini.
“Ai më përshëndeti me mirësjellje si zakonisht dhe fjalia e parë që tha ishte në formën e një premtimi”, tha ai.
“Është e vështirë, por do t’ia dal edhe kësaj radhe. Kam arritur të kem sukses edhe në situata të tjera të vështira dhe delikate”, tha ish kryeministri italian.
Macron: Evropa duhet rregulla bashkëjetese me Rusinë pas paq...
Policia jep detaje mbi plagosjen në Zhabar të Mitrovicës
Vuçiq: Do të rrisim investimet në mbrojtje për shkak të alea...
Parashikimi i motit për dy ditët në vijim
“Nuk ka qenë kurrë më i nervozuar”, Hansi Flick ‘shpëtheu’ p...
Zbulohet finalisti i parë i edicionit të katërt të BBVK