Tregu i Krishtlindjeve në Berlin, i cili në fillim të javës u kthye në një skenë të tmerrshme të sulmit brutal terrorist, sot ka marrë pamje tjetër.
Qindra qirinjë dhe mesazhe janë vendosur në vendin e tregut të Krishtlindjeve, aty ku humbën jetën 12 njerëz dhe u plagosën shumë të tjerë, transmeton arbresh.info.
Trupi i shoferit të kamionit, të cili i ishte rrëmbyer mjeti transportues, është gjetur në kamion, ndërsa shumica e viktimave të sulmit terrorist ishin shtetas gjermanë.
Megjithatë, një shenjë sfiduese, tregu u rihap dy ditë pas masakrës nën kontrollin e rreptë të forcave të sigurisë.
Një numër i madh i njerëve kanë vizituar tregun, disa kanë blerë, por shumica e vizitorëve kanë bërë homazhe për viktimat e sulmit terrorist.
Sulmuesi që hyri me kamion në turmë në tregun e Krishtlindjeve në Berlin është vrarë në Milano./Arbresh.info

Prokuroria malazeze jep detaje rreth vrasjes së trefishtë ...
Kosova shpall organizatë terroriste Gardën Revolucionare të ...
Haxhiu ndan detaje nga takimi me Whitaker
Fjalët që Leonardi do t’ia thoshte Liridonës: “Motër, amanet...
OKB në Kosovë mirëpret aktgjykimin në rastin e Liridonës
Pakistani thirrje SHBA dhe Iranit të shqyrtojnë zgjatjen e a...