Ministri i brendshëm gjerman ka konfirmuar se shenjat e gishtave të të dyshuarit tunizian në sulmin vdekjeprurës të Berlinit janë gjetur në kabinën e kamionit që hyri tregun e Krishlindjeve duke lënë të vdekur 12 persona.
Prokuroria gjermane ofroi të mërkurën një shpërblim deri në 100 mijë euro për ata që ndihmojnë në kapjen e të dyshuarit, transmeton arbresh.info.
Gjatë ditës mediat gjermane kanë raportuar se në kamion janë gjetur shenjat e gishtërinjëve të Amrit. Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga Ministri i Brendshëm gjerman, Thomas de Maiziere.
“Në kabinën e kamionit janë gjetur shenjat e gishtërinjve që përkasin me të dyshuarin”, tha Maiziere. Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ajo shpreson se i dyshuari do të arrestohet së shpejti./Arbresh.info
Vitinha në pikëpyetje për përballjen me Bayernin, pas lëndim...
Zulfaj: Kosova duhet të përshpejtojë rrugën drejt statusit k...
Sulmet në shkolla, Erdogan propozon ndalimin e rrjeteve soci...
Parashikimi i motit për nesër
Ngushtica e Hormuzit, Macron thirrje SHBA dhe Iranit të ulin...
Nga një muaj paraburgim ndaj 8-të të dyshuarve për bixhoz në...