Pas shumë vjetësh negociata, Parlamenti Evropian e ka miratuar një reformë të madhe për rregullat e migrimit dhe azilit në Bashkimin Evropian.
Pakti i BE-së për Migrimin dhe Azilin është diskutuar prej vitit 2015.
Tani, pas miratimit, ai duhet të hyjë në fuqi brenda dy vjetëve.
Pakti është i hartuar për të përshpejtuar procesin e azilit dhe për të mundësuar kthimin më të shpejtë të migrantëve nëpër vendlindjet e tyre.
Ky dokument do t’iu kërkojë vendeve anëtare të BE-së që ta ndajnë përgjegjësinë për azilkërkuesit.
Vitin e kaluar janë regjistruar rreth 380.000 kalime ilegale nëpër kufijtë e bllokut evropian, shifra më e lartë prej vitit 2016.
Pakti për migrimin është përkrahur prej dy grupeve kryesore politike – grupit të qendrës së djathtë, Partisë Popullore Evropiane dhe Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, grup i qendrës së majtë.
Megjithatë, grupet e krahut të majtë dhe të djathtës ekstreme e kanë kundërshtuar marrëveshjen.
Shumë organizata joqeveritare kanë kërkuar, po ashtu, prej ligjvënësve që të mos votojnë për këtë reformë.
Organizata ndërkombëtare për të drejta të njeriut, Amnesty International, ka paralajmëruar se kjo reformë mund të rezultojë me rritje të vuajtjeve të azilkërkuesve./Radio Evropa e Lirë/
BE mbështet Danimarkën ndërsa SHBA-të rrit përpjekjet për Gr...
Kurti ngushëllon familjen Krasniqi për vdekjen e Shemit: Xha...
Osmani takon Zëvendës Sekretarin amerikan: Dialogu me Serbin...
Kurti pritet në takim nga hoxhë Musliu në Mitrovicë, e njoft...
Nis protesta kombëtare e thirrur nga PD-ja, kërkohet rrëzimi...
Abdixhiku në Dragash: Kosova duhet të investojë te familja, ...