Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian (BE) për Marrëdhëniet me Jashtë dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell në një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba konfirmoi mbështetjen e BE-së për këtë vend, transmeton Anadolu Agency.
Në një deklaratë nga Zyra e Borrellit thuhet se në bisedën telefonike mes Borrelit dhe Kulebas, u shkëmbyen mendime mbi “përpjekjet diplomatike ndërkombëtare në lidhje me përpjekjet e Rusisë për të minuar parimet themelore të sigurisë evropiane”.
Shefi i diplomacisë evropiane përsëriti mbështetjen e tij “të palëkundur” për Ukrainën pas takimit jozyrtar të ministrave të Jashtëm dhe të Mbrojtjes të BE-së javën e kaluar në Brest të Francës dhe pas kontakteve me SHBA-në dhe NATO-n.
Duke thënë se BE-ja do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Rusisë që të ulë tensionet dhe të tërheqë trupat e saj nga kufiri ukrainas, Borrell përshëndeti gjithashtu qëndrimin e përmbajtur të Ukrainës.
Në takim u diskutua edhe për sulmet kibernetike ndaj institucioneve shtetërore të Ukrainës. Pala e BE-së tha se do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën për të rritur rezistencën e saj kundër sulmeve të tilla.
Britania drejt ndalimit të mediave sociale për personat në 1...
Selektori i Gjermanisë merr ‘vendimin’ rreth ftesës për Ter ...
Barcelona bie nga ‘froni’ i La Ligas, mposhtet në udhëtim ng...
India, tregu i dytë më i madh i ChatGPT në botë – arri...
Cilat janë gabimet më të zakonshme kur pini kafe gjatë ditës...
I shpëtoi bllokadës së Trump në Karaibe, SHBA kap anijen cis...