
Italian Under-Secretary for Foreign Affairs, Mario Giro offers a press conference, on October 16, 2013 in Havana. Giro met with the Cuban authorities to talk about future economic investments and to strengthen relations between the island and Italy. AFP PHOTO/Yamil LAGE (Photo credit should read YAMIL LAGE/AFP/Getty Images)
Britania e Madhe dhe BE-ja janë duke ecur drejt ‘një lufte të ftohtë ekonomike’ që mund të ketë pasoja të tmerrshme për Perëndimin, ka thënë zëvëndës ministri i jashtëm italian, Mario Giro.
Në një intervistë për The Guardian, Giro ka theksuar se në BE janë marrë vendime kundër Britanisë së Madhe më shumë se sa është menduar, transmeton arbresh.info.
“Ne po dëgjojmë se ka shumë njerëz në Britani që janë të interesuar për të trashëguar një pozicion ekonomik”, tha ai. “Dhe kjo do të thotë luftë e ftohtë ekonomike, që është në dëm të të dy palëve.”
“Hyrja në një epokë të re të konkurrencës në çështjet e mëdha ekonomike, do të thotë gjë e keqe për Perëndimin. Ne nuk kemi nevojë për tensione të tilla”, shtoi ai.
Ai shtoi se negociatat për Brexit janë të nevojshme të zhvillohen në frymë të qetë, sepse sipas tij nëse ‘veprohet duke menduar me bark, Britania dhe BE-ja do të kenë telashe’.
Giro gjithashtu tha se shpresonte që fjalimi i Theresa May rreth Brexit të jenë ‘vetëm fjalë’./Arbresh.info
Komuna e Mitrovicës inicion procedurë për trajtimin e qenve ...
Llapi blindon talentin Mërgim Cërnavërni
Rama njofton: Ora e parë mësimore më 16 shkurt kushtuar UÇK-...
EKSKLUZIVE – MPB shkarkon 15 ish-roje serbë të urës në Mitro...
Kosova përfshihet në listën e vendeve të sigurta të BE-së si...
Publikohen pamjet e para nga sulmi tragjik në Kanada, ku 9 p...