BE-ja ka vendosur që të gjithë telefonat inteligjentë të përdorin një port USB-C për karikim, një vendim që nuk është mirëpritur nga kompania Apple, iPhone i së cilës është i vetmi telefon i mençur përdor portin ‘Lightning’.
Marrëveshja e BE-së do të zbatohet nga vjeshta e vitit 2024, për të gjithë telefonat inteligjentë të shitur në bllok, shkruan “The Guardian”.
BE tha se ndryshimi i rregullit synon të reduktojë telashet për konsumatorët si dhe mbetjet elektronike, pasi do t’u mundësojë konsumatorëve të përdorin karikues më të vjetër për pajisjet e reja.
Rregullat do të zbatohen për të gjitha pajisjet elektronike të vogla dhe të mesme, të cilat do të përfshijnë telefonat celularë, tabletë, kamera, tastiera, altoparlantë dhe kufje.
Vendimi ende nuk është miratuar nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli Evropian, por pritet të jetë një formalitet./arbresh.info/
Serbia promovon kriminelët e luftës – reagon OVL e UÇK-së: H...
Selin: E kam ëndërr që të dal fituese e Big Brother
Policia shqipton mbi dy mijë gjoba trafiku brenda 24 orëve t...
Serbia promovon kriminelet e luftës, ngjall reagime për revi...
MPB konfirmon rastin për tentim të djegies së një sinagoge n...
Irani e quan “akt piraterie” bllokadën e propozuar nga ShBA ...