Një fëmijë sirian që vuan nga sëmundja e kancerit nuk do të jetë në gjendje të kërkojë shpëtim në Shtetet e Bashkuara për shkak të urdhërit të Presidentit Donald Trump për ndalimin e mysliamëneve nga shtatë vende të botës.
7- vjeçarit Mohammad që është në listën e pritjes për trajtim në SHBA, i është prerë shpresa pas vendimit të Trump, transmeton arbresh.info.
Xhihadi Al-Khaled, babai i djalit dhe një refugjat sirian, i është lutur Presidentit Trump që të ketë mëshirë për djalin e tij që të marrë kujdesin që i nevojitet.

Ai ka theksuar se u është lutur disa ambasave që të ndihmojnë djalin e tij, por asnjëra nga to nuk është përgjigjur përveç SHBA-ve. Ai tha se një kohë jetonte me shpresë për djalin e tij, por tani ka frikë se djali i tij mund të mos e marrë trajtimine duhur.
“E gjitha bota e ka braktisur popullin sirian. Por, ajo që më intereson mua është shërimi i djalit”, ka thënë ai.
“I lutem Perëndise që Donald Trump të ketë mëshirë për këta fëmijë”, ka shtuar ai.
Trump ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për ndalimin e hyrjes së personave nga shtatë shtete myslimane, duke përfshirë edhe Sirinë. Sipas administratës së Trump, ky vendim ka për qëllim parandalimin e ‘ekstremistëve’.
Megjithatë, vendimi i Presidentit Trump është kritikuar ashpër nga liderët botërorë dhe është pritur me protesta të mëdha edhe nga vetë amerikanët, të cilët kanë protestuar kundër vendimit nëpër aeroporte të ndryshme të vendit./Arbresh.info
Në 2026 mbahet stërvitja e parë trilaterale Shqipëri–Kosovë–...
Naim Murseli pranon se ka shpifur për tradhtinë e Liridona A...
Parlamenti Evropian miraton një kredi prej 90 miliardë euro ...
Gjykimi i ish-krerëve të UÇK-së, Sabri Fejzullahu: Ata janë ...
Maqedonci: Takimi i gjeneralëve të Kosovës, Shqipërisë dhe K...
Naim Murseli: Ditën kur më kanë arrestuar, policia më ka rra...